Vendosni fjalën kyçe....

Gjermani, dy të vrarë nga të shtënat në një fabrikë të ‘Mercedes’-it


Dy persona u vranë nga të shtënat e një burrii cili hapi zjarr në një fabrikë Mercedes në Gjermaninë jugperëndimore të enjten në mëngjes, sipas DW.

Një ekip operacionesh speciale mbylli vendin me një dislokim në shkallë të plotë, duke përfshirë dy helikopterë dhe disa mjekë të urgjencës.

Zyra e Prokurorit Publik në qytetin e afërt të Shtutgartit tha se mendonte se një autor i vetëm ishte përgjegjës për të shtënat që vranë dy burra 44-vjeçarë.

Të shtënat besohet se janë qëlluar drejt një drejtuesi të ekipit të linjës së prodhimit, ku i dyshuari i arrestuar ishte një punëtor i jashtëm 53-vjeçar nga një firmë logjistike. Stafi e neutralizoi autorin e dyshuar, duke e ndaluar deri sa mbërriti policia, thanë zyrtarët.

Punonjësit raportuan se vendi i ngjarjes ishte Fabrika 56 e autoprodhuesit, ku prodhohet automjeti kryesor i firmës S-Class, ndërkohë policia është ende duke mbledhur informacione, tha një zëdhënës, dhe stafit po i ofrohet mbështetje psikologjike.

Mercedes-Benz shprehu shqetësimin për incidentin. Lajmi tragjik nga Sindelfingen na ka tronditur thellë, tha një zëdhënës i kompanisë, duke shtuar: “Ngushëllimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë kolegët në vend.”