Vendosni fjalën kyçe....

Meta nga Kurbini: Kandidati ynë do sjellë transparencën në vend të korrupsionit


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar turin në kuadër të zgjedhjeve lokale në Kurbin.

Meta në fjalën e tij u shpreh se në vetëm 3 ditë, kjo bashki do u kthehet qytetarëve, ndërsa shtoi se fondet e tërmetit u përdorën për të blerë kolltuqe zyrash.

Meta tha se kryetari i ardhshëm do të marrë çdo vendim në interes të komunitetit.

Edhe tre ditë dhe Bashkia e Kurbinit do u takojë qytetarëve. Do t’i japë fund 4 vjeçarit të bashkisë bunker të Kurbinit, e do ta hapë për qytetarët pa dallim.

Kryetari i ardhshëm i bashkisë, kandidati ynë, do sjellë transparencën në vend të korrupsionit.

Qytetarët nuk do intimidohen më as nga fatkeqësi si ajo e tërmetit, ku fondet u përdorën për të blerë kolltuqe zyrash.

Kryetari i ardhshëm do të marrë çdo vendim në interesin tuaj dhe të komunitetit.

Në 14 maj merr fund monizmi absolut dhe arroganca absolute.

E vetmja garë që ka Behar Haxhiu është ajo me kandidatët tanë në bashki të tjera, se kush do të dërrmojë më shumë bandën e Rilindjes”, tha Meta.