Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka qenë sot në Pukë për të mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Rrok Dedaj.
Meta iu kërkoi pukjanëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë për ndryshimin dhe të ardhmen e tyre.
“Pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje më 14 maj. Të tjerët kanë dhënë jetën për ta gëzuar të drejtën e votës dhe kurrë nuk e patën mundësinë për të votuat. Vota është gjithçka e juaja, e ardhmja e fëmijëve tuaj.”
Meta ka hedhur akuza në drejtim të kryebashkiakut të Pukës, ku shtoi se modeli i tij është njësoj si i Ramës.
“Nuk i duam të rinjtë për gomone, siç i do ai. Në 14 maj ekzekutojmë monizmin në Pukë, por jo vetë, skandalet e këtij kryebashkiaku në Pukë e kanë marrë dhenë, modeli i tij është njësoj si Ramës dhe ju ftoj të gjithëve kudo ku i keni njerëzit, në Tiranë, Durrës, Fushë Arrëz, të votojnë jo vetëm për ndryshimin, se nuk bëhet fjalë pyetëm për Bashki, por për ndalimin e shpopullimit nga një organizatë kriminale që po zbaton. Ata e duan pushtetit që të plaçkisë Edi Rama. Bashkë i ndajnë ato, ndërsa Rroku pushtetin e bashkisë do e ndajë me ju, ka vendosur vetë në program referendumet”, tha Meta.