Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Televizonet nën presione të forta për sondazhe në favor të PS-së, në 14 maj do ketë ndryshim


Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha mbrëmjen e sotme se televizionet janë nën presione të forta për të paraqitur sondazhe në favor të mazhorancës.

Ai ishte i ftuar në emisionin ‘Real Story’ ku theksoi se fryma e ndryshimit do triumfojë dhe se në zgjedhjet e 14 majit do ketë një ndryshim tepër të fortë.

Meta tha gjithashtu se Rama vjen në këto zgjedhje pa asnjë bilanc e për këtë arsye ka zgjedhur politizimin ekstrem të fushatës.

“Televizionet janë nën presione të forta për të paraqitur sondazhe në favor të mazhorancës. Unë jam përditë me sondazhe, atë me qytetarët që janë sondazhe reale. Fryma e ndryshimit do të triumfojë dhe do të ketë një ndryshim tepër të fortë në 14 maj. Politizimi ekstrem i fushatës është provokuar nga vetë kryeministri aktual Edi Rama i cili duke mos patur një bilanc në drejtimin e bashkive, përpiqet të devijojë momentin e ballafaqimit mes kandidatëve dhe përpiqet  ta politizojë në mënyrën më ekstreme derisa në gjithë Shqipërinë e fitlloi me ato portretet ekstreme të cilat ishin të panevojshme sepse është fushatë vendore. Fokusi i kësaj fushate kanë qenë Këlliçi, Cara dhe Boçi sepse kanë mbajtur një peshë të madhe në këtë fushatë” – tha Meta.