Një tjetër aksident detar ka ndodhur në Adriatik, 15 milje larg bregut të Durrësit.
Peshkarexha “Perëndesha” dhe veliera “Blue Moon” me flamur anglez janë përplasur në orët e para të mëngjesit në det të hapur.
Në peshkarexhë ndodheshin 5 shtetas, ndërkohë që në velierën e vogël ishte një çift britanik.
Fatmirësisht nga incidenti detar nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale, sidomos tek veliera e huaj.
Brenda më pak se 24 orëve ky është incidenti i dytë detar në gjirin e Durrësit, pasi atij të regjistruar një ditë më parë, kur peshkarexha “Elton 1” u godit nga trageti i linjës Durrës-Bari.