Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti polak në Tiranë: Bashkëpnumojmë në disa fusha, Shqipëria po zhvillohet në mënyrë dinamike


Duke qenë shoqëruar edhe nga disa sipërmarrës polakë, Duda tha se po diskutohet për bashkëpunimin në disa fusha, si: në ndërtim, turizëm, investimi në infrastrukturë, linja hekurudhore etj. Ai tha se Shqipëria po zhvillohet në mënyrë dinamike

 “Nuk kam dyshim që përsa i përket mundësisë të zhvillimit janë të gjithanshme, në fushën e turizmit, ku mund të themi që është një nga më të thjeshtat dhe më të shpejta elemente në kuptimin e formave të zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik. Por edhe fusha e ndërtimit, kryeqyteti përreth shikoni në çfarë mënyre dinamike po zhvillohet Shqipëria. Nuk është fjala vetëm për firmat e ndërtimit, por bashkëpunimi në këtë sferë , futet edhe investimi i infrastrukturës, investimi në linja hekurudhore. Është një spektër shumë i madh”, tha Durda.