Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Sali Berisha dezinformoi publikisht për ambasadoren amerikane Yuri Kim, tha se ka blerë prona në Shqipëri


Kryeministri Rama pohoi mbrëmjen e sotme se ish-kryeministri Berisha dezinformon e manipulon qëllimisht shqiptarët.

Teksa publikoi një skandal, ku ish-kryeministri Berisha ka paraqitur foton e kitaristit të grupit ‘The Eagles’ Joe Walsh si Erion Veliaj me paruke në Iran, kreu i qeverisë tha se Berisha ka shpifur e ka mashtruar edhe ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Rama tha se Berisha ka mashtruar duke deklaruar se Yuri Kim ka blerë prona në Shqipëri ndërkohë që bëhet fjalë për një shtetase ukrainase me të njëjtin emër po pa asnjë lidhje me ambasadoren amerikane.

“Nuk është vetëm Erion Veliaj, apo vetëm Yuri Kim. Po të flas për manipulim e dezinformim të opinionit publik me kryetarin e bashkisë, me ambasadoren amerikane. Ka thënë se ambasadorja Yuri Kim ka blerë prona në Shqipëri. Ndërkohë është një shtetase ukrainase që ka blerë prona, ka të njëjtin emër, po s’ka asnjë lidhje me ambasadoren amerikane. Nuk mund të kemi normalitet nëse këtë lloj fytyre ne nuk ua heqim nga sytë. Që është një faqe e zezë e thotë Departamenti Amerikan i Shtetit.” – tha Rama.