Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimet në Dibër pas dyshimeve për blerje votash: reagon Meta: Situata mund të shkonte ndryshe, për fat ndërhyri policia


 

Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të pamjeve, ku në Dibër dyshohet se disa punonjës të administratës kanë paguar para në këmbim të votave për kandidatin e PS.

Meta u shpreh se për fat të mirë ka ndërhyrë policia në kohë duke i arrestuar, pasi situata mund të kishte agravuar.

Për blerje votash ka ndodh arrestimi tani i qytetarëve të Dibrës dhe përshëndes kandatin tonë zotin Ismail. Dhe për fat ka vajtur prokuroria dhe policia sepse situata mund të shkonte ndryshe. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të arrestohet një kandidat dy ditë para zgjedhjeve.

Para 10 ditësh Edi Rama ishte në Himarë, hungërinte dhe gjoja imitonte këtë kandidatin tonë sepse nuk i ishte përgjigjur komuniteti. Pak ditë më pas u krijua një zhurmë e madhe mediatike, ishte gjithçka e sponsorizuar nga Edi Rama”, tha ai në një intervistë për Euronews.