Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Fredi Belerit, ambasadorja greke shkon në Ministrinë e Jashtme


Ashtu siç ishte njoftuar më herët, ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi, ka shkuar në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, pas arrestimit në mesnatë të kandidatit të opozitës në Himarë, Fredi Beleri.

Ajo është takuar me një drejtor në ministri dhe i ka shprehur atij shqetësimin e palës  greke për arrestimin e Belerit.

Qëndrimi i saj aty ka zgjatur vetëm disa minuta. Fredi Beleri dhe tre anëtarë të stafit të tij elektoral u arrestuan në mesnatë në Himarë nën akuzën për blerje votash.

Ndalimi i tij është dënuar nga kreu i PBDNJ-së Dule e dega e Rithemelimit të PD-së Himarë, të cilat e kanë quajtur atë sulm politik të orkestruar nga kryeministri Rama.