Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Fredi Belerit, Idrizi: Xhaçka s’duhet ta takojë ambasadoren greke, t‘i bëjë notë proteste Athinës


Kreu i PDIU-së, Idrizi, i ka bërë thirrje ministres së Jashtme Xhaçka të mos e takojë ambasadoren greke, lidhur me arrestimin e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë, Fredi Beleri.

Idrizi shkruan se Xhaçka jo vetëm që nuk duhet ta takojë ambasadoren greke po duhet t’i drejtohet me notë proteste Ministrisë së Jashtme të Greqisë për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Vazhdojmë të pranojmë të papranueshmen!!! Çfarë lidhje ka Ministria e Jashtme greke me një kandidat për Bashkinë e Himarës që është shtetas shqiptar me kombësi greke? Po kandidon shteti grek në Himarë apo Fredi Bejleri?!!! Ministrja znj. Olta Xhaçka, nuk duhet të takojë ambasadoren greke, por t’i drejtohet me notë proteste Ministrisë së Jashtme greke për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. #Veç një Atdhe#.” – shkruan Idrizi.