Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Fredi Belerit në Himarë, ministri i Jashtëm i Greqisë i kërkon ambasadores të takojë Xhaçkën


Ambasadorja greke në Tiranë pritet të takojë sot ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Takimi ka të bëjë me arrestimin në mesnatë të kandidatit të opozitës në Himarë Fredi Beleri dhe 3 personave të tjerë të stafit të tij elektoral, të cilët akuzohen për blerje votash.

Në reagimin e ambasadës greke thuhet se takimi po zhvillohet pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Dendias.

“Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Dionisis-Fredi Beleris, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Himarë në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.” – thuhet në reagim.