Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon ashpër ‘Rithemelimi’ në Himarë: Shteti policor ndjen humbjen, gjuha e urrejtjes po trazon 14 majin


Dega e Rithemelimit në Himarë e ka quajtur ndalimin e Belerit veprim të shtetit policor ndërsa ka dënuar atë që e ka quajtur gjuhë urrejtjeje e denigrimi të përdorur ng kryeministri Rama e zyrtarë të tjerë të qeverisë.

Dega i bën thirrje Ambasadës Amerikane e përfaqësive të tjera diplomatike të kthejnë vëmendjen nga procesi zgjedhor i 14 majit.

Në reagimin e Rithemelimit thuhet se gjuha e përdorur nga mazhoranca dhe presioni po trazojnë qetësinë e zgjedhjeve të 14 majit.

“Shteti policor dhe pushteti vendor që ndjen humbjen e thelle pas 2 ditësh, dje ne darkë pas mesnate në qendër të Himarës efektivë civil të urdhëruar me direktiva të sakta, shoqërojnë me forcë kandidatin e Koalicionit Bashkë Fitojmë z. Fredi Beleri dhe stafin e tij. Gjuha e urrejtjes dhe denigrimit që ka më shumë se një javë që përdoret nga pushteti, po trazon qetësinë dhe harmoninë e qytetarëve të Himarës, duke krijuar skenarë imagjinar me qëllim përçarjen e komunitetit duke luajtur kartat e nacionalizmit. Sot nuk po flasim për Fredi Belerin  sot po flasim për të gjithë ne, në vend të tij mund të ishte kushdo qoftë. Arrestimi në mesnatë i një kandidati për Kryetar Bashkie, dy ditë para ditës së zgjedhjeve dhe mbas kaq ditësh presioni mbi nivel politik, ngrë shumë pikëpyetje mbi bazën dhe arsyen e arrestimit.!

Ju bej thirrje gjithë instancave përkatëse shtetërore, partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe në vecanti, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kthejnë vëmendje makximale në procesin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e tij, si dhe rrezikimin e minimit të demokracisë! U bëj thirje cdo qytetari te gjithë Himarës dhe fshatrave të saj, brënda dhe jashtë vëndit të vijnë të Dielën dhe të përmbushin detyrën e tyre qytetare duke VOTUAR Kandidatin tonë Φρέντης Μπελέρης – Fredi Beleris dhe kolacionin për Këshillin Bashkiak, Bashkë Fitojmë NR.1.  Dita e zgjedhjeve është ditë feste për demokracinë, dhe është turp për kedo që për hir të pushtetit dhe karriges, të dojë të shkaktojë ankth dhe terror te qytetarët!  Ju mirëpres te gjithëve ne mitingun përmbyllës te fitores së madhe, sot ne shëtitoren e Himarës në orën 18:30! Më të bashkuar se kurrë”, thuhet në reagim.