Vendosni fjalën kyçe....

Belind Këlliçi takim me votuesit për herë të parë: Me transportin falas do ulim koston e jetesës për gjithë të rinjtë


Kandidati i Opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi takimet e fundit elektorale, me gjimnazistë të cilët votojnë për herë të parë.

Këlliçi u tha të rinjve se bashkia e Tiranës prishi dhe të vetmen Qendër Rinore në qytet, për t’i hapur rrugë kullave të betonit.

“Problem shumë i madh qëndron tek terrenet sportive, një problem i jashtëzakonshëm është fakti që ne nuk kemi hapësira rinore në këtë qytet. Unë nuk e di a keni informacion por a e dini, a ka qendër rinore Tirana apo jo? A mund të ngrejë dorën dikush? Keni informacion? Pra përgjigja e kësaj pyetje është se një qendër ekzistonte, qëndër rinore që është tek rruga e Kavajës, por kryebashkiaku aktual e ka mbyllur prej 4 muajsh, për ti hapur rrugë ndërtimit të një kulle të madhe betoni 30 kate, ngjitur me një kullë tjetër që ka bërë 7 kate pa lejë në qëndër të Tiranës, tek sheshi Skëndërbej. Pra dhe një qëndër të vetme rinore që kishte Tirana e mbyllën”.

Sipas Belind Këlliçit, një problem që ka sot Tirana është mungesa e çerdheve, kopshteve dhe shkollave, duke thënë se 38.500 fëmijë të vegjël në Tiranë nuk kanë ku të shkojnë sepse nuk e kanë mundësinë, duke u detyruar shumë familje të çojnë fëmijët në intitucione arsimore private, duke sjellë kosto financiare për ta.

E dini ju që bashkia e Tiranës ka sot që flasim vetëm 39 çerdhe dhe 46 kopshte që janë të mjaftueshme për vetëm 12 mijë fëmijë. Ndërkohë që 38.500 fëmijë të vegjël në Tiranë nuk kanë ku të shkojnë, nuk e kanë mundësinë. Dhe kjo është diçka që duhet ta mendoni mirë. Kjo prek çdo familje, sepse familjet detyrohen t’i çojnë fëmiët e tyre në privat. Detyrohen që të paguajnë 120 mijë deri në 150 mijë lekë në muaj ekstra. Dhe ndërkohë premtimi që unë kam dhënë që e përmendi dhe Besarti pak më parë është që, brenda dy viteve të para të mandatit unë do të destionoj të gjithë taksën që vjen për strehimin social 3% për të ndërtuar çerdhe dhe kopshte në çdo njësi të Tiranës. E nëse do të kemi vetëm një fëmijë të vogël që do të mbetet jashtë sistemit dhe familja nuk do ketë ku ta rregjistrojë, ne do t’i japim një kupon 100 mijë lekë në muaj për të bërë të mundur që ta rregjistrojnë në privat” – tha Belind Këlliçi.

Belind Këlliçi tha se si kryetar i bashkisë së Tiranës, do të jetë ulja e kostove të jetesës për qytetarët e Tiranës. Ai solli para gjimnazistëve shembullin e transportit publik falas, që do t`u kursejë para familjeve në kryeqytet.

“E kuptoni çfarë kosto është për një familje, zakonisht familjet në këto zona janë në kushte shumë të vështira ekonomike. Ndaj kur ne jemi ulur me ekipin, me Besartin me të gjithë ekspertët që kemi, me ekonomistë me juristë, kemi menduar ça është një masë që ne mund të marrim që ne të ndihmojmë gjithë qytetarët, studentët, të rinjtë, pensionistët, familjet në nevojë në qytet, me sa më pak lekë. Dhe na rezultoi që 200 mijë qytetarë e përdorin transportin publik, autobuzin e përdorin në ditë në Tiranë. I keni parë radhët e gjata të studentëve për të marrë abone? Do ti venë në kornizë ato abone pas 14 majit se nuk do tu duhen më. Do t’i kenë kujtime të hidhura nga Erion Veliaj. Pse? Sepse pas 14 majit autobuzi do të jetë pa pagesë. Të gjitha kategoritë duke bërë të mundur edhe një gjë tjetër. Duke bërë të mundur që të ulim kostot e jetesës për të gjithë të rinjtë, duke i kursyer familjeve të të gjithë atyre personave që përdorin autobusin minimalisht 52 mijë lekë në muaj, që nuk janë pak se 52 këtu, 100 atje, 100 te karburanti që do ju them diçka tjetër, edhe bëhet një rrogë e mirë, çdo muaj. Dhe duke bërë të mundur që ju të lëvizni lirshëm në të gjithë Tiranën” – tha Belind Këlliçi.