Vendosni fjalën kyçe....

Damian Gjiknuri krahason me foto takimet elektorale në Elbasan: “Kur sheshet bëjnë ndryshimin”


Sot përmbyllet fushata elektorale e fushatës zgjedhore të 14 majit, por si duket kjo ditë e fundit ka qënë “e palumtur” për koalicionin “Bashkë Fitojmë” e cila pritet të mbajë takimin elektoral të saj në Elbasan ku kandidon kandidati Luçiano Boçi.

Nga fotot e publikuara në disa medja duken furonat me militantë të këtij koalicioni që vijnë nga Tirana drejt Elbasanit posaçërisht për këtë takim, për të shtuar edhe numrin e pjesmarrësve njëkohësisht.

Por krahas kësaj mbështetjeje me militantë të jashtëm, duket se numri ka qënë sërish i ulët.

Edhe vet Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, në një status në Facebook, krahason dy foto të takimit elektoral të partisë së tij me atë të Berisha-Meta.

“Kur sheshet bajn ndryshimin!!!

Fundi i palumtur i një filmi të shkurtër në Elbasanin që do të vazhdojë VETËM PËRPARA” shkruan Gjiknuri.

 

Foto të furgonave me militantë të opozitës drejt Elbasanit