Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi ndaj vëllait të Safet Gjicit, policia: Palët pranuan se përplasja erdhi si pasojë e një keqkuptimi


Policia e Kukësit ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me tensionet natën e mbrëmshme në fshatin Bushat mes dy banorëve të zonës dhe vëllait të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Sipas bluve, ata kanë ndërhyrë pas denoncimit të  marrë nga dy banorë të zonës ndërsa theksojnë se përpkasja ka ndodhur për motive të dobëta.

Në njoftim thuhet gjithashtu se pas kontrollit në mjetin tip ‘Mercedes-Benz’ me të cilin lëvizte Lavdrim Gjici e një person tjetër, nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme.

Sipas deklaratë së policisë, palët kanë pranuar se përplasja ka ardhur si pasojë e një keqkuptimi.

Njoftimi

“Në lidhje me një rast të publikuar në media, ku pretendohet për kanosje me armë të qytetarëve, për dhënien e votës, në fshatin Bushat, ju sqarojmë se më datë 11.05.2023, rreth orës 23:50, shtetasi B. S., banues në fshatin Bushat, ka njoftuar Policinë se kishte një konflikt me disa shtetas, në fshatin Bushat.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë nga shtetasi B. S. dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ky shtetas ishte përshirë në një konflikt për motive të dobëta, në rrugë, me 3 shtetas të tjerë.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, shtetasit e përfshirë në konflikt: B. S., N. S., të dy banues në fshatin Bushat, Q. H. dhe L. Gj., të dy banues në Kukës”.

Wshtw shoqwruar nw komisariat automjeti tip “Mercedes Benz”, me të cilin qarkullonin shtetasit Q. H. dhe L. Gj. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, palët e përfshira në konflikt nuk kanë ngritur pretendime që gjatë konfliktit të jenë kanosur me armë, për asnjë motiv, por kanë deklaruar se konflikti ka ardhur si pasojë e një keqkuptimi. Në përfundim të veprimeve procedurale, të katërt shtetasit e shoqëruar u lanë të lirë. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.”