Vendosni fjalën kyçe....

Igli Cara mesazh qytetarëve të Durrësit: Në 14 maj bëjmë ndryshimin, asnjë votë e juaja nuk do tjetërsohet


 

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, është shprehur kjo fushatë është shoqëruar me presion të vazhdueshëm, që ka prekur çdo nivel të administratës dhe jo vetëm.

Ai ka ftuar qytetarët të votojnë duke i siguruar se asnjë votë nuk do të tjetërsohet.

14 Maji është një ditë e rëndësishme. Është e drejta juaj të zgjidhni, ashtu siç është detyrë dhe përgjegjësi individuale dhe politike, siguria se çdo votë do të lexohet qartë dhe drejtë!

Ndaj, ju ftoj të votoni, duke shprehur vullnetin tuaj, të qetë dhe të sigurtë, që asnjë votë nuk do të tjetërsohet! Më 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin! Për Durrësin, për familjen, për të ardhmen! Qyteti je ti!”, shprehet Cara.