Vendosni fjalën kyçe....

”Ik o Mondi, mjaft bëre si adoleshent” – Spaho përplaset me deputetin e PS-së e kryebashkiakun e Maliqit (Video)


Deputeti i PD-së Edmond Spaho është përplasur me kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu.

Përplasja ka ndodhur gjatë një takimi elektoral që Topçiu po zhvillonte në zonën e Vreshtasit.

Spaho ka shkuar në zonë dhe ka debatuar me deputetin e PS-së Ilir Pendavinji dhe Topçiun duke i akuzuar për blerje votash.

Ndërkohë këta të fundit i kanë kërkuar të largohej duke e quajtur ‘adoleshent’.

Pjesë nga replikat

Spaho: Ku është Gëzimi (Topçiu) ma tregoni pak?

Fermeri: Gëzimi është aty, te ai zetori atje.

Spaho: Ku është ai Gëzimi?

Fermeri: Ja andej tutje.

Spaho: Ky që shikoni është kryetari i bashkisë i cili ka mbledhur të gjithë tatktorët me premtimin dhe gënjeshtrën që do t’u japë targat.

Ilir Pendavinji (deputet i PS): Ca ke o Mondi, nuk është gënjeshtër.

Topçiu: Po ik se nuk ka lezet kështu.

Spaho: Shikojeni këtë mashtrues në fushatë elektorale.

Pendavinji: Po mjaft u bëre si adoleshent mjaft.

Spaho: Ja edhe deputeti tjetër që ka ardhur për t’u vënë targat traktorëve.

Pendavinji: Ik o Mondi, ik tani.

Spaho: Shikoni kryetarin e Bashkisë si mbledh vota.