Vendosni fjalën kyçe....

Mitsotakis dënon ashpër arrestimin e Belerit: Akuzat të pabazuara, të lirohet menjëherë


Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha të premten se kishte biseduar me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në lidhje me ndalimin e Fredi Belerit, një kandidat i minoritetit grek që kandidon për kryetar bashkie në Himarë, Shqipëri, shkruan Ekathimerini.

Mitsotakis shprehu shqetësimin e tij për arrestimin e Belerit, duke deklaruar se akuzat ndaj tij ishin të pabazuara.

Duke folur në rrjetet sociale, Mitsotakis theksoi qëndrimin e vendosur të Greqisë dhe BE-së, duke thënë se ‘Shqipëria duhet të kuptojë se Greqia dhe BE-ja nuk do pranojnë asnjë kompromis për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit etnik grek’.

Gjatë vizitës së tij në ishullin lindor të Egjeut, Lesvos, kryeministri grek përsëriti qëndrimin e tij, duke thënë: “Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ajo ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme lokale dhe të lirojë menjëherë ata që kanë janë burgosur, që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.”

Beleri u kap nga forcat speciale të policisë shqiptare pak pas mesnate me akuzën e blerjes së votes, mbyll shkrimin Ekathimerini.