Vendosni fjalën kyçe....

Rama qan hallet nga Durrësi: Po më detyroni ta marrë PD-në dhe ta ndërtoj nga e para


 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të PS-së në Durrës, ku kandidon kryetarja aktuale Ermelinda Sako.

Duke e konsideruar këtë takim si më të jashtëzakonshmin që ka pasur ndonjëherë në këtë qytet, Rama tha se është privilegj që është deputet në Durrës.

“Në kujtesën time ku është takimi më i madh më i jashtëzakonshëm që kam pasur këtu. Patën edhe debate me drejtuesit e partisë kur u thashë se kjo maratonë fundin e saj do e ketë në Durrës. Dhe e merrni me mend se sa kanë kërkuar që të bëhet në vende të tjera, duke menduar se do ketë më shumë njerëz se në Durrës. Se të gjithë mendojnë se durrsakët nuk janë të takimeve të mëdha. Mirëpo jam i bindur se të gjithë ata që po ndjekin këtë takim, nuk po e besojnë dot që po ndodh në Durrës. Jam shumë mirënjohës për këtë gjë, është privilegj që jam deputet i Durrësit, por është privilegj të jem pjesë e historisë së PS-së këtu në Durrës”- u shpreh Rama.

Rama nuk la pa ironizuar opozitën duke thënë se edhe ato pak qytetarë që kanë mbetur dhe mbështesin kundërshtarët do t’i barktisin.

Me nota humori, Rama tha se nuk dëshiron që këta demokratë të bashkohen me Partinë Socialiste pasi do të detyrohet që të ndërtojë PD-në nga e para.

“Demokratëve i bëj thirje të votojnë kryebashkiakët tanë. Vota është për të marrë në punë dhe për të mbajtur në punë njerëzit e duhur për t’i shërbyer këtij projekti të madh transformimi. Është arsyeja pse unë kam ardhur në Durrës. Dëgjoni që unë vij në Durrës sepse nuk është mirë Emiriana me sondazhet. Këtu bëhet fjalë për të ardhmen. Sa për sondazhet dhe rezultatin që duan ta dinë se si do dalim ne në Durrës, të marrin të numërojnë sa njerëz ka këtu sot ajo do të jetë diferenca e rezultatit të dielen. Mijëra e mijëra vota diferencë mes Emiriana Sakos dhe atij që nuk po e zëmë fare në gojë se kemi fol dhe i dimë të gjitha. Këtë hapje them mos ta prishim me turistë të dështuar të politikës së vjetër që janë gjithmon e më pak, gjithmonë e më pak. Jam i bindur se të dielën do të shikohet më qartë se si jo shumica që nuk i ka dashur, por edhe ajo pakica që ka mbetur pas tyre dop t’i braktisin. Do më detyroni ta marrë unë PD-në dhe ta ndërtojë nga e para”, tha ai

Ai falenderoi mbështetësit e Partisë Socialiste, duke nisur nga këshilltarët bashkiakë deri tek zgjedhësit dhe më pas tek kandidatja Emiriana Sako. Mes të tjerash ai tha se Durrësi do jetë lokomotiva e zhvillimit ekonomik e të gjithë Shqipërisë, si edhe do ritkhehet në portën e Adriatikut.

Dua t’u bëj një përshëndetje anëtarëve të Këshillit Bashkiak, drejtuesit të PS-së n Durrës. U bëj një përshëndetje patronazhistëve t frikshëm të Durrësit. Të gjithë zgjedhësve të PS-së në Durrës. Dua t’i bëj një përshëndetje kryetares së bashkisë që ka cilësinë e paparë që t’i fshehë emocionet më shumë se çdokush tjetër që unë kam parë në jetën politike. Jam i bindur se Durrësi është lokomotiva e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Është kthyer në qendrën e gravitetit të një hapi tjetër, të një momenti tjetër të historisë së zhvillimit ekonomik. Më pas shumë përpjekjesh është vendosur baza, kështu me portin e ri turistik, me atë tregtar, me hekurudhën e re, Durrësi do të rikthehet se s’bën në atë që ka qenë, në portën kryesore të Adriatikut” – u shpreh kryeministri.