Vendosni fjalën kyçe....

Safet Gjici u përgjigjet akuzave e denoncon: Non gratat po blejnë vota ditën për diell, njerëzit tanë në terren për të kontrolluar territorin


Kryebashkiaku socialist i Kukësit Safet Gjici u është përgjigjur akuzave në drejtim të tij e të vëllait Lavdrim Gjici se ky i fundit kishte kërcënuar disa persona në fshatin Bushat.

Ai pohoi se personat që kanë qenë në makinë e që janëakuzuar se kanë kërcënuar disa banorë, nuk kanë qenë duke blerë vota po duke kontrolluar territorin.

Gjici tha se kontrolli i territorit po bëhet pasi kandidati i ‘non gratave’ Admir Sinamati po blen vota ditën për diell.

“Video kishte pamje që njerëzit tonë dalin në terren për të kontrolluar furgonin e bandës që blejnë vota ditë për diell, janë turrë si hiena në çdo njësi administrative vetëm për të blerë vota dhe për të bërë presione, video tregohet qartë që s’ka as armë as para. Ne jemi në kontroll, kontrollojmë territorin nga bandat dhe furgoni i bandave që i ka rreth kandidati i Non Gratave. Të bllokohen të gjitha makinat me targa të huaja dhe me xhama të zeza që lëvizin në territor. Kemi prova dhe video dhe do i çojmë në organet ligjzbatuese.” – tha Gjici.