Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në Kukës, banorët denoncojnë vëllain e Safet Gjicit e mblidhen para policisë: Na kërcënoi me armë


Dy banorë të fshatit Sinamat në Kukës kanë denoncuar vëllain e kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit se i ka kërcënuar me armë.

Bedri e Nebi Sinamati nga fshati Bushat kanë akuzuar Lavdrim Gjicin se u ka bërë presion.

Më pas banorët e fshatit kanë shkuar te Drejtoria e Policisë Kukës në mbështetje të të afërmve të tyre ndërsa pretendojnë se edhe aty janë kërcënuar nga socialistët.

Në vend ka shkuar edhe kandidati i koalicionit të opozitës ‘Bashkë Fitojmë’ Admir Sinamati.

Pas incidentit policia ka shoqëruar katër persona, mes të cilëve edhe Lavdrim Gjicin.