Vendosni fjalën kyçe....

Zv. ministri jashtëm grek reagon ashpër pas arrestimit të Fredi Belerit: I papranueshëm, po monitorojmë çështjen


Zv.ministri i Jashtëm grek Miltiadhis Varviciotis e ka quajtur të papranueshëm arrestimin në mesnatë të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë, Fredi Beleri.

Në një deklaratë për median greke ai tha se qeveria greke është pranë minoritarëve grekë të Shqipërisë ndërsa theksoi se po situata po mbikëqyret teksa po merren të gjitha hapat e duhura diplomatike.

“Jemi pranë minoritarëve grekë të Shqipërisë. Arrestimi i kandidatit për kryetar të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është i papranueshëm. Kemi hedhur menjëherë të gjitha hapat e duhura rrugën diplomatike dhe po monitorojmë çështjen. Jemi me minoritetin grek të Shqipërisë.” – tha Varviciotis në një intervistë për radion SKAI.