Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Korçë 38-vjeçari, akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike


Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia Korçe, pasi është përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lendeve narkotike.

Ndaj 38-vjeçarit me iniciale O. H., u vendos arrest me burg, për prodhimin dhe shitjen në bashkëpunim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu në pranga janë vënë edhe 2 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Blutë e Pogradecit ndaluan një 50-vjeçar, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi dyshohet se më datë 03.05.2023, së bashku me një person tjetër, i cili tashmë është i arrestuar, ka ndihmuar kundrejt pagesës, një të mitur, që të kalonte ilegalisht kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa një 48-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka kundërshtuar me dhunë, një punonjës policie, në momentin e ndërhyrjes për të neutralizuar një konflikt midis tij dhe fqinjit të tij.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për dy persona.

M.B., 35 vjeç, banues në fshatin Guras, Pogradec, pasi dyshohet se ka hyrë në oborrin e banesës së një 52-vjeçari, pa pëlqimin e tij, dhe se për motive të dobëta, e ka kanosur atë, me fjalë;

E.F., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka hyrë në oborrin e banesës së një 48-vjeçareje, pa pëlqimin e saj, dhe se për motive të dobëta, e ka kanosur atë, me fjalë.