Avokati mbrojtës i Fredi Belerit, pas mbarimit të seancës gjyqësore ku u caktua masa e sigurisë arrest me burg, e ka cilësuar sulm politik dhe të montuar të gjithë situatën me klientin e tij.
Sipas Avokatit nuk u provua asnjë moment ekzistenca e listave dhe asgjë nuk u gjen në flargrancë.
“E vlerësuan arrestin në flagrancë si të ligjshme! Brenda 10 ditësh do të behet vlefshmëria në SPAK. Për 10 ditë vlerësimi i masës së sigurisë në SPAK. Është sulm politik dhe e montuar. Nuk u provua në asnjë moment as ekzistenca e listave, ishte duke dalë jashtë lokalit. Nuk iu gjet asgjë në flagrancë. Absolutisht se cenon përkundrazi e ka forcuar më shumë”- tha Avokati.