Burime pranë Drejtorisë së Policisë Fier bëjnë me dije se mbrëmjen e sotme është ndaluar Shkëlqim Kapllanaj, administrator i Kompanisë “Shkëlqimi 007”, i cili dyshohet për blerje vote dhe po ashtu për goditje për shkak të detyrës ndaj Administratorit të Njësisë Administrative Fratar shtetasin SH.K. si dhe për veprën penale dëmtim prone.
Shoqërimi i këtij shtetasi u bë në flagrancë nga forcat e Policisë.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë për hetime të mëtejshme.