Vendosni fjalën kyçe....

KQZ bën njoftimin për operatorët teknikë të qendrave të votimit: Të paraqiten në orën 6:00, hetohet çdo rast tërheqje në minutën e fundit!


Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku në një deklaratë për mediat njoftoi se ditën e nesërme, 14 maj të gjithë operatorët e caktuar për zgjedhjet lokale duhet të paraqiten në qendrat e votimit në orën 6:00.

Pelinku tha se mosparaqitja nga ana e këtyre të fundit do ti ngarkojë ata me përgjegjësi ligjore dhe se KQZ do t’i shkojë deri në fund hetimit se pse janë tërhequr në minutën e fundit.

“Kodi zgjedhor i detyron ata të paraqiten në qendrën e tyre të votimit dhe të ushtrojnë detyrën deri në mbylljen e procesit. KQZ detyron operatorin Pej që të paraqitet në qendrën e votimit në orën 6 dhe mos paraqitja e detyron atë me përgjegjësi ligjore”, tha ajo.

A janë të pajisur të gjithë qendrat e votimit me burime njerëzore?

Kemi pasur 501 qendra votimi që ka pasur operatorë dhe është lidhur kontrata, diferenca nuk ka qenë e mbuluar. Është e vërtetë ka pasur raste të tërheqjes nga operatorët, por afati i tyre ka skaduar dhe çfarë do lloj tërheqje është një kosto e madhe për KQZ që është angazhuar për trajnimin e tyre. Kjo ishte dhe arsyeja e këtij mesazhi për të shmangur akte të papërgjegjshme, ne e kemi mundësi të hetojmë deri në fund rastin e tyre lidhur me tërheqjen. Në rast difekti, KQZ duhet të presë deri në 3 orë rregullimin e defektit, dhe në rastin e mos paraqitjes së operatorit ne kemi njoftuar të gjithë KQZ-të për operatorët. KQZ-të e dinë se cili është operatori, aty ku ka mungesë do vijojë me identifikimin tradicional. Ka pasur një numër të lartë problemesh, në Vlorë dhe Gjirokastër më së shumti.

Ka pasur një denoncim të opozitës për mos funksionimin e identifikimit elektronik, dhe votimi të bëhej fiktiv. Do të lejohet këtë vit një praktikë e tillë?

Komisioni ka miratuar rregulla strikte dhe e ngurtësojnë rastin që me qëllim apo pa qëllim, zgjedhësit nuk i merren shenjat e gishtërinjve. Vetë pajisja ndihmon që rasti të identifikohet, zgjedhësi do nënshkruajë në listën e zgjedhjeve dhe sekretari bashkë me operatorin. Nëse vërtet do ketë problematika do jetë e thjeshtë që të faktohet dhe hetohet se çfarë ka ndodhur.