Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike të partive politike që gjenden në distancë më të vogël se 300 metra nga qendrat e votimit dhe KZAZ-të.
Vendimi i firmosur nga kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi hyn në fuqi menjëherë dhe për zbatimin e vendimit, janë ngarkuar policia e shtetit, dhe partitë politike.