Vendosni fjalën kyçe....

Protesta kundër dhunës në Serbi, kërkohet dorëheqja e Vuçiçit


Disa mijëra njerëz në Beograd kanë protestuar me moton “Serbia kundër dhunës” dhe kanë kërkuar dorëheqjen të zyrtarëve të caktuar.

Të tubuarit, në disa raste ka brohoritur “Dorëheqje” dhe “Vuçiç largohu”.

Kjo është protesta e dytë kundër dhunës, e cila u mbajt me ftesë të opozitës parlamentare pro-evropiane, pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë javën e kaluar.

Me ftesë të organizatorëve, pjesëmarrësit e protestës bllokuan urën Gazela, e cila është më e qarkulluara në autostradën në Beograd.

Organizatorët theksuan se Gazela është “i vetmi institucion në vend që funksionon”.

Bllokimi i kësaj rruge kyçe në qytet, ka zgjatur rreth dy orë.

Organizatorët deklaruan se janë përmbushur dy kërkesa – caktimi i seancës së Kuvendit të Serbisë dhe dorëheqja e ministrit të Arsimit, Branko Ruzhiç.

Deputeti i Partisë Demokratike, Sërgjan Millivojeviç, ftoi protestuesit që të premten e ardhshme të dalin para Kuvendit të Serbisë, në kohën kur do të mbahet seanca me kërkesë të opozitës.