Një 36-vjeçar nga Durrësit është arrestuar duke transportuar emigrantë që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme.
Shtetasi J.K u arrestua në aksin rrugor “Bajzë-Hani i Hotit”, me 10 emigrantë.
“Tentativa për të kaluar 10 emigrantë të paligjshëm në pikën kufitare të Hanit të Hotit. ka vënë në pranga një 36-vjeçar nga Durrësi.
36-vjeçar ishte duke lëvizur me automjet tip “Mercedes Benz” në aksin rrugor “Bajzë-Hani i Hotit”, pranë rrethrrotullimit të Hotit, ku është ndalur nga policia e Shkodrës.
Nga kontrolli që uniformat blu kanë kryer në makinën e 36-vjeçarit është konstatuar se ai po transportonte 10 emigrantë nga Bangladeshi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me Malin e Zi, por me destinacion vendet e BE-së.
Për pasojë është vënë në pranga shoferi 36-vjeçar, me iniciale J. K., banues në Durrës, të cilit iu sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 1 celular.
Ndërsa materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.