Vendosni fjalën kyçe....

U kapën duke shpërndarë ushqime për vota, arrestohen 3 punonjës të Bashkisë Shkodër, shpallet në kërkim një tjetër


Tre punonjës të Bashkisë Shkodër, janë arrestuar duke transportuar 50 qese me ushqime për përfitime elektorale.

Të arrestuarit, Drejtori i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër; Tekniku i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër dhe Specialisti i Financës në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër.

Në kërkim është shpallur në kërkim porositësi i pakove ushqimore, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, bashkia Shkodër.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 50 qeset me ushqime, si dhe automjeti me të cilin transportoheshin ato.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shkodrës, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për rastin e evidentuar mesditën e djeshme, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, ku shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative, si dhe si rezultat i kontrolleve të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, 3 punonjës të bashkisë Shkodër, të cilët transportonin me një furgon, 50 pako me ushqime.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

-E. I., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër;

-P. D., 49 vjeç, me detyrë Teknik i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër;

-M. V., 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër.

Gjithashtu, nga veprimet e thelluara hetimore në lidhje me këtë rast, u bë i mundur konstatimi i shtetasit që kishte porostitur qeset me ushqime, konkretisht shtetasi A. B., 33 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, bashkia Shkodër, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.