Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pasi ka votuar për zgjedhjet lokale ka kërkuar të bëjë një shkëputje të madhe nga e shkuara tha sot pasi votoi.
Enkelejd Alibeaj tha se rezultati i PD do të jetë shumë pozitiv.
“Zgjedhja është e lehtë për këdo sot. ED kam një mesazh për të gjithë demokratët, shqiptarët e lirë dhe të ndershëm, të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë të qetë dhe të matur për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën. Të gjithë ata që më herët kanë refuzuar të votojnë sot është dita të vijnë dhe të bëjmë ndarjen e madhe me të shkuarën. Ftoj çdo shqiptar të ndershëm, me shpirt të lirë, jashtë shantazhit dhe joshjes, që sot të ushtrojë të drejtën e votës siç zemra ua do.
Ka parregullsi që ne i kemi treguar gjatë gjithë kësaj fushatë zgjedhore. Ndoshta në situata të tilla nxjerr krye shpirti i vërtetë i njerëzve të lirë.
Rezultati i PD do të jetë një sukses për demokratët. Ka një aleancë nga pjesë e vjetër e politikës dhe ka krijuar tek njerëzit një lloj neverie për politikën. Ndaj edhe thirrja ime ishte për të gjithë”, tha Alibeaj.