Vendosni fjalën kyçe....

Bejko-qytetarëve: Sot s’është koha për sehir, dilni votoni të largojmë politikën e vjetër 32-vjeçare


Kandidati i PD-së në Tiranë Roland Bejko u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë masivisht duke theksuar se vota sot ka rëndësi madhore për vendin.

Ai tha se PD-ja është e vetmja forcë e djathtë properëndimore dhe se qytetarët me votën e tyre mund t’i japin fund politikës së vjetër 32-vjeçare që mban peng vendin.

Bejko tha gjithashtu se qytetarët nuk duhet të presin që politika e vjetër të largohet vetë, po ta largojnë atë me votë.

“Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, sot është dita më e rëndësishme për të ardhmen e vendit. Sot më shumë se kurrë vota juaj ka rëndësi madhore për Shqipërinë, ndaj ju ftoj të dilni masivisht në këto orë të mbetura e të votoni. Partia Demokratike, si e vetmja forcë e djathtë properendimore, ju fton sot ta jepni kontributin tuaj dhe ky kontribut shprehet përmes votës tuaj. Vetëm duke votuar ju të dashur vëllezër e motra shqiptarë, mund t’i jepni fund politikës së vjetër që për më shumë se 32 vite e mban peng vendin. Ndaj ftoj këdo, jo vetëm mbështetësit e Partisë Demokratike, por çdo shqiptar, çdo shqiptar të ndershëm, çdo shqiptar me shpirt të lirë, çdo shqiptar që është jashtë shantazhit, jashtë korrupsionit, jashtë joshjes, që sot të japin këtë kontribut jetik për demokracinë dhe të ardhmen tonë.

Politika e vjetër po përpiqet sot më shumë se kurrë që t’ju ofrojë shqiptarëve klimën e tensionit dhe të parregullsive sipas traditës së mbrapshtë 32 vjeçare, por ne e dimë, ju e dini, se këto zgjedhje janë për gjithë shqiptarët, të cilët sot me pjesëmarrjen e tyre kanë mundësinë ti japin një leksion të shkuarës që e ka mbajtur peng Shqipërinë. Sot nuk është koha për të bërë sehir dorëzuar përballë të keqes që ka mbjellë politika e vjetër, por të ushtroni demokracinë që iu jep e drejta e votës. Ndaj në emër të PD, në emër të të të ardhmes tonë, ju bëj apel jut ë dashur bashkëqytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë: Mos prisni që politika e vjetër të dorëzohet, por dilni e votoni.” – tha Bejko.