Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rezultati në Kamzë i manipuluar, sondazhi i shkurtit na nxirrte 14% para PS-së


Sali Berisha në një deklarate për media, theksoi se votimi elektronik në Kamzë është manipuluar, pasi koalicioni “Bashkë Fitojmë” në sondazhin e 27 shkurtit dilte 14 pikë përpara PS-së.

Ai shtoi se ka indicia që rezultati mund të jetë manipuluar dhe në bashkitë e Vorës dhe Elbasanit, ku PS fitoi gjithashtu dhe u aplikua votimi elektronik.

Në Kamzë ishin 14% para Partisë Socialiste ndërkohë që manipulimi digjital e nxjerr PS-në 10 mijë vota përpara këtij koalicioni. Është një rezultat i gatuar në mënyrë digjitale dhe hidhet poshtë me vendosmërinë më të madhe. Shtoj këtu se Kamza është shtuar nga qeveria pa aprovimin e askujt dhe në kundërshtimin për të votuar në mënyrë digjitale. Rezultati i Kamzës, pasi u krahësua me rekordet elektorale dhe pollet janë kryekëput të manipuluara. Dmth kur them për Kamzën, atëherë problem digjital është totalisht në diskutim dhe dyshim të plotë. Kamza fakton çdo gjë, kemi patur të dhëna, kemi indicie të tjera në të cilat sistemi është venmdosr në kontrolle të dyfishta. Ajo që është reale është se në pollin e 27 shkurtit PD ka qenë bashkë me aleatin e vet 14 pikë përpara PS-së”, tha Berisha.