Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi: Ka pasur 927 tentativa për votim të dyfishtë, 29 denoncime në mbarë vendin


Kreu i KQZ-së Celibashi dha hollësi lidhur me votimet në mbarë vendin.

Sipas tij, nga denoncimet e ardhura në KQZ pjesa më e madhe kanë të bëjnë me parregullsi nga komisionerët, ndërsa shtoi se ka pasur të tilla edhe për votim familjar apo intimidim të votuesve.

Sipas Celibashit, ka pasur 927 tentativa për votim të dyfishtë.

“Kemi disa informacione lidhur me denoncimet. Deri tani në KQZ, qoftë nëpërmjet platformës, janë 29 denoncime të paktën formalisht ose zyrtarisht të prezantuar në mënyrë formale. Janë bërë denoncime nga subjekte zgjedhore, 3 nga PS, 1 nga koalicioni Bashkë Fitojmë. Në dy raste janë bërë denoncime për kandidatin në Elbasan dhe kandidatin në Tiranë, për heshtjen zgjedhore. Janë edhe 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm, përgjithësisht bashki si Tirana, Elbasani, Kamza , Konispoli, Lezha, Peshkopia dhe Tropoja. Denoncimet lidhen kryesisht me parregullsi në ushtrimin e detyrës nga Komisionerë, ka ankesa. Në Dropull denoncimi lidhet me prishjen  e pajisjes. Ka denoncime edhe me postime me përmbajtje elektorale në rrjete sociale. Dhe së fundmi denoncimet lidhen edhe me votime familjare, në disa bashki. 998 mijë 633 votues apo persona që janë identifikuar nëpërmjet pajisjes elektronike.” – tha Celibashi.