Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Lëvizjes Bashkë: Policia Bashkiake e ajo e Shtetit cenojnë selinë tonë


Lëvizja Bashkë ka denoncuar Policinë Bashkiake e Policinë e Shtetit se po cenojnë selinë e saj duke kërkuar të heqin me forcë posterat politikë.

Në reagimin e Lëvizjes Bashkë thuhet se veprimi i policisë është i paligjshëm duke cituar vendimin 111 të KAS-it sipas të cilit, Lëvizjes Bashkë i lejohen afishimi i materialeve zgjedhore në selinë e saj, thuhet në shënimin në Facebook.

Në fund të reagimi Lëvizja Bashkë shkruan se teksa Tirana është e mbushur me material propagandistike të partive të vjetra, ajo do i mbrojë të drejtat që u jap ligji, duke u bërë qytetarëve të dalin të votojnë.

“POLICIA CENON SELINË E LËVIZJES BASHKË

Për rreth një orë punonjës të Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit kanë kërkuar që Lëvizja BASHKË të heqë materialet politike identifikuese nga selia, duke kërcënuar me heqjen me forcë të tyre. Kjo tentativë është kryekëput e paligjshme. Sipas Kodit Zgjedhor, të përforcuar nga vendimi nr. 111 i KAS-it, i marrë mbrëmë në orën 22:00, Lëvizjes BASHKË i lejohet afishimi i materialeve zgjedhore në selinë e saj.

Ndërkohë, Tirana është përplot me materiale propagandistike të partive të vjetra. Lëvizja BASHKË është e vendosur të mbrojë të drejtat që na jep ligji, si dhe të drejtën e çdo qytetari që të votojë i lirë dhe i qetë. Me këtë rast, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shkojnë të votojnë.” – shkruan Lëvizja Bashkë në denoncimin e saj në Facebook.