Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve të dalin masivisht në votime.
Nga qendra e votimit në shkollën “Kosova”, Berisha u shpreh se “të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarë të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë se ky është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin pjesë në votim”.
Sa i përket mosfunksionimi të pajisjeve të identifikimit elektronik në disa qendra votimi, ish-kryeministri tha: “Do thonë se na ndërhynë hakerat iranianë, por janë hakerat qeveritarë që ndërhynë”.
Berisha denoncoi eksponentë të PS-së në Durrës për intimidim.
“Peshkaqeni famoz Roni Shqopa dhe disa drejtorë, përgjegjësa të njësisë administrative kanë preferuar, kanë dashur të bëjnë xhandarin por janë përzënë ashtu siç e meritojnë. Një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë, të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore, Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarë të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë se ky është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin pjesë në votim. Ai që ka frikë votën ka frikë lirinë dhe është armik i saj. Ftoj të gjithë zgjedhësit të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim e bën edhe më të madh, ndaj edhe lë tu prijë mençuria e tyre në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes dhe vendit të tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit. Nesër Shqipëria arkivon monizmin në Shqipëri.
Ka disa problematika që duhet të shqyrtohet, pajisjet kanë pasur në një përqindje jo të vogël mosfunksionim.
Do thonë se na ndërhynë hakerat iranianë, por janë hakerat qeveritarë që ndërhynë. Ka disa qendra, rrethe si në Durrës ku peshkaqeni famoz Roni Shqopa dhe disa drejtorë, përgjegjësa të njësisë administrative kanë preferuar, kanë dashur të bëjnë xhandarin por janë përzënë ashtu siç e meritojnë. Nëse i binin numrit të policisë del i fikur, e kanë bërë pushim sot”-deklaroi Berisha.