Fshati Grabovë në Gramsh nuk votoi as në këto zgjedhje.
Kjo është hera e dytë që në këtë fshat nuk votohet, për shkak të mungesës së rrugës. Banorët e zonës e kanë marrë këtë vendim në shenjë proteste.
Kjo nisi në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2021, por ende banorët janë pa rrugë të shtruar.
Grabova është një fshat i cili i përket njësisë administrative Lenie. Në Gramsh aktualisht ka një pjesëmarrje prej 39.19% me 27020 votues.