Kryetarja e komisionit të një qendre votimi në Tiranë dyshohet se ka fshehur fletën e votimit.
Në një video që qarkullon duket kryetarja e komisionit teksa merr një fletë, që nuk dallohet qartë nëse është fletë votimi apo diçka tjetër dhe e fut poshtë tavolinë.
Më pas ajo ul mbulesën e tavolinës për të mos u vënë re.
Personi në fjalë nuk është identifikuar ende dhe as çfarë përmbante materiali i fshehur apo kujt force politike i përket kryerja e komisionit.
*Video marrë nga Euronews.al