Vendosni fjalën kyçe....

Pak kohë nga mbyllja e kutive, Këlliçi: Dilni votoni, shans që s’do e kemi më për 4 vite për të ndryshuar qytetin


Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Belind Këlliçi u ka drejtuar një tjetër thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

Kur nga orari zyrtar i mbylljes së vorimit ka mbetur më pak se një orë, Këlliçi tha se qytetarët kanë sot një mundësi që vjen njëherë në katër vjet për të ndryshuar fatin e tyre dhe të qytetit.

Ai tha se ndërsa pjesëmarrja vërvitet rreth 40% ka ende kohë për ta kapërcyer atë, duke u bërë thirrje të gjithëve që të drejtohen në kutitë e votimit.

“Në finale të kësaj gare të jashtëzakonshme që mezor e kemi pritur 14 majin, janë 90 minuta që në fakt kërkojnë impenjimin tuaj, për të dalë e për të votuar, për të ndërruar 4 vitet e ardhshme. Establishmenti dhe të korruptuarit nuk duan që ju të merrni pjesë në votim. Ndaj i drejtoj një thirrje nga zemra të gjithë qytetarëve, në qytet, në fshat, të rinjve e të rejave; dilni e merrni pjesë masivisht në votim deri në orën 19:00. Është një shans që nuk do të na vijë më për 4 vitet e ardhshme për të ndryshuar fatet e kryeqytetit tonë.

Është një shans i artë, një mundësi e veçantë që duhet ta kapi çdo i ri dhe e re në qytet. Është një shans për të gjithë të moshuarit, pensionistët për qytetarët, sidomos për ata që janë në zona rurale dhe që janë lënë të harruar prej vitesh e vitesh me radhë. Dilni e merrni pjesë në këtë proces votimi sepse është e një rëndësie jetike për kryeqytetin. Shifrat tregojnë se jemi në kufijtë e 40% të pjesëmarrjes do të duhet që të kalojmë këtë shifër, duke e rritur pjesëmarrjen. U bëj thirrje naquve dhe njëherë edhe cakëve të Tiranës dhe të gjithë atyre që jemi takuar, jemi parë në sy, kemi folur me njëri tjetrin dhe kemi thënë se kur do të afrojë 14 maji. Epo 14 maji është sot kemi hyrë në finale. Finalja po luhet, tashmë mbetet vetëm për të fituar. Dilni merrni pjesë në votime le ta shndërrojmë këtë ditë në një ditë feste të jashtëzakonshme për Tiranën, për kryeqytetin tonë dhe të ardhmen e të gjithë të rinjve në Tiranë. Dilni e votoni, ndryshimi është në duart tuaja. Votoni.” – tha Këlliçi.