Një përplasje fizike mes mbështetësve të dy grupimeve politike është regjistruar sot në një qendër votimi në Spitallë të Durrësit. Behet fjalë për qendrën në shkollën ‘Neim Babameto’
Përplasja ka qenë mes mbështetësve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe ata të Partisë Socialiste, raporton News 24.
Sipas opozitës, anëtarë të administratës po ushtrojnë presion mbi votuesit.
Po ashtu mësohet se simpatizantët e ‘BF’, nuk lejojnë që persona pjesë e administratës të hyjnë në shkollë, me pretendimin se ushtojnë presion për votuesit. Ndërkohë, policia ka zbaruar në shkollë, ndërsa ka larguar prej aty votuesit. Mësohet se Davida Ndoj, kryetare e qendrës administrative, ka hyrë brenda shkollës, që nuk lejohet diçka e tillë, e shoqëruar me militante të tjerë të PS. Kaq ka mjaftuar që të ndërhyjnë mbështetësit e ‘BF’, duke sjellë përplasje fizike mes palëve.