Vendosni fjalën kyçe....

Problemet me pajisjen e identifikimit elektronik, KQZ miraton identifikim manual në qendrat ku nuk punon


Për shkak të probleme me Pajisjen e Identifikimit Elektronik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendimin për vijimin e identifikimit të votuesve manualisht në ato qendra ku nuk punon pajisja.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha sot se në 531 qendra votimi nuk punon pajisja e identifikimit elektronik.

Janë 205 qendra votimit që sipas informacioneve që marrim përmes sistemit, na tregojnë këto të dhëna se pajisja është e konfiguruar por nuk mund të marrin informacion prej tyre. Janë 531 qendra votimit për të cilat nuk kemi informacion. Ose këto qendra votimit PiE nuk funksionon, ose pjesërisht, ose plotësisht. Por këtë të dhënë nuk e kemi. Ndaj urdhëruam që procesi identifikimit të votuesve, të bëhet në mënyrë tradicionale. Në aspektin teknik nuk kishim më shumë kohë. Një pjesë e arsyeve mund të lidhen me mosparaqitjen e operatorëve në qendrat e votimit, apo dhe mungesën e plotë të informacioneve të tyre apo dhe funksionalitetin e pajisjes.”, tha Celibashi.

Vendimi:

Në mbështetje të neneve 14 dhe 19, pikat 1, shkronjat “dh” e “n”, dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar

VENDOSIM:

Në të gjitha qendrat e votimit, nëse nuk funksionon pajisja elektronike e identifikimit (PEI) t zgjedhësve, KQV-të të fillojnë procesin e identifikimit të votuesve me listën e zgjedhësve t printuar të dërguar nga KZAZ-ja.”.

Ngarkohen KZAZ-t dhe KQV-të për zbatimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare elektronike Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.