Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së për Bashkinë Vorë ku janë numëruar 44 qendrat e votimit fitorja i takon Partisë Socialiste.
Sipas të dhënave të KQZ-së Blerim Shera ka marrë 9638 vota ose 73.52% kundrejt Indrit Hoxhës që ka marrë 3471 vota ose 26.48%.
Kreu i Bashkisë Vorë, Blerim Shera në një dalje me drejtuesin politik të qarkut, Erion Veliaj ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin.
Shera u shpreh se do u shërbejë të gjithëve me përulësi pavarësisht bindjes politike.
“Zotohem se do u shërbej të gjithëve me përulësi siç e kam bërë këtë vit. Mezi pres ta nis punën që nesër që t’u shërbej të gjithëve pavarësisht bindjeve politike.”- tha Shera.