Një incident ka ndodhur gjatë votimit në një qendër zgjedhore në Maliq.
Në një video të publikuar nga Euronews, deputeti i PD-së Edmond Spaho, shihet duke tërhqeur nga krahu një votues.
Videoja është vënë në dispozicion nga kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu, sipas të cilit Spaho ka tërhequr nga krahu një votues në fshatin Zvezdë.
Të dyja palët pretendojnë se ka pasur presion për orientim votash.