Vendosni fjalën kyçe....

“Votova Boçin më doli Llatja”, Celibashi i përgjigjet komisionerit të ‘Bashkë Fitojmë’: Spekulime, s’mund të ndodhë


Kreu i KQZ-së Celibashi hodhi poshtë mundësinë e gabimit të pajisjeve të votimit elektronik në Elbasan.

Përgjigjia e tij erdhi pas pretendimit të një komisioneri të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ sipas të cilit ai kishte votuar për Boçin ndërkohë që në fletën e printuar kishte dalë emri i kryebashkiakut Gledian Llatja.

Sipas Celibashit, mundësia që diçka e tillë të ndodhë është zero.

“Të votosh për një kandidat dhe të dalë emri i një tjetër kandidati tek fleta e votimit probalbiliteti është zero dhe këto janë spekulime. Të gjitha pajisjet janë të koordinuara me një softuare unik dhe nuk ka shpjegim pse kjo ka ndodhur vetëm në Elbasan dhe jo në vende të tjera. Më është komunikuar kjo problematikë edhe nga Boçi dhe e kemi rikonfirmuar me konsulta me specialistë të kompanisë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie që të ndodhë kjo situate.” – u shpreh Celibashi.