Vendosni fjalën kyçe....

Vriten dy palestinezë gjatë aksionit ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor – Media


Dy palestinezë u vranë nga zjarri i ushtrisë izraelite gjatë një sulmi ushtarak në Nablus të Bregut Perëndimor, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Një deklaratë e ministrisë i identifikoi viktimat si Saed Jihad Masheh, 32 vjeç dhe Adnan Wasim Araj, 19 vjeç gjatë bastisjes në kampin e refugjatëve Balata në Nablus.

Tre palestinezë të tjerë, përfshirë një grua të moshuar, u plagosën gjithashtu, thuhet në deklaratë.

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite bastisën kampin dhe rrethuan një shtëpi brenda, duke shkaktuar përleshje me banorët vendas përpara se të tërhiqeshin nga zona.

Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se dhjetëra palestinezë gjithashtu pësuan asfiksi të përkohshme nga bombolat e gazit lotsjellës të hedhur nga forcat izraelite.