Vendosni fjalën kyçe....

Baton Haxhiu: Veliaj e humbi betejën me Salianjin në Kavajë


Analisti Baton Haxhiu deklaroi në emisionin Çim Peka Live se Ervin Salianji e mundi Erion Veliajn në bashkinë e Kavajës, ku kandidati i opozitës Fisnik Qosja fitoi përballë Redjan Kralit të PS.

Ai theksoi se beteja e Salianjit në Kavajë ishte kundër Veliajt. Sipas tij humbja në Kavajë është e Veliajt dhe jo e PS-së. 

Gjithashtu, Baton Haxhiu shton se Ervin Salianji është modeli që i duhet politikës shqiptare i cili arriti të mundë njeriun e dytë më të pushtetshëm në PS. 

“Në Kavajë ishte një betejë e jashtëzakonshme. Beteja e Salianjit ishte me Erion Veliajn. Ishte betejë për secilën votë. Dhe kjo betejë është humbje e Erion Veliajt në Kavajë dhe jo e PS-së, se kemi të bëjmë me të njëjtin njeri që ka po atë infrastrukturë, po atë fuqi dhe po ato mjete. Megjithatë, ajo që ka ndodhur është që, i gjithë grupi i bashkisë së Tiranës ka qenë i koncentruar atje. Dhe kjo ka qenë betejë e vërtetë. Një pjesë e atyre që kanë luftuar për votën e opozitës si në Durrës dhe disa zona të tjera, nuk e kanë patur nivelin e Salianjit që realisht ka bërë tamam betejën për të fituar. Modeli i Salianjit ka munguar në disa pjesë të betejës politike dhe nuk është pak që ta fitosh përballë një njeriu me kaq fuqi, siç është Erion Veliaj, njeriu i dytë në PS, njeriu më i fuqishëm në konjukturë, më i fuqishmi në media dhe ta humbë betejën në Kavajë është një fitore e jashtëzakonshme e opozitës dhe Salianjit”, u shpreh Baton Haxhiu.