Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi: Nëse mbyllet sot numërimi, nga nesër mund të bëhet ankimimi i rezultateve


Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se nëse gjithçka shkon si duhet me procesin e numërimit, duke nisur nga nesër partitë politike mund të bëjnë ankimimin për rezultatin.

‘Nëse përfundon numërimi sot dhe të bëhet tabulimi i rezultateve, duke nisur nga nesër çdo subjekt zgjedhor ka të drejtë të paraqesë ankim në KQZ dhe KAS është organi që do i shqyrtojë’, tha Celibashi.

Deri tani kanë bërë deklarata për apelim të rezultatit kandidati për Bashkinë Kamzë Arjan Hoxha, Indrit Hoxha në Vorë dhe Lefter Maliqi në Kuçovë, të tre kandidatë nga Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’.