Ndërkohë që kanë mbetur pa numëruar edhe 5 kuti, kandidatja e PS, Emiriana Sako ka shpallur fitoren.
Deri tani diferenca e votave të saj përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara, është rreth 10 mijë vota.
Në një deklaratë për mediat ajo u shpreh falenderuese për ata që i besuan drejtimin e kësaj bashkie.
“Falënderim për të gjithë ata që na besuan drejtimin e qytetit edhe për 4 vitet e ardhshme. Kemi shumë punë për të bërë me projekte transformuese në këtë mandat”, ka deklaruar ajo.