Në Kavajë ende nuk është mbyllur numërimi por nga ecuria duket se kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja, po shkon drejt zyrtarizmit të fitores.
Këtë rezultat duket se e ka pranuar dhe kandidati i PS, Redian Krali.
Ky i fundit i ka dhënë dorën Ervin Salianjit, ndërsa është përshëndetur edhe me simpatizantë të tij që qëndronin afër ambienteve ku po numërohen votat.