Vendosni fjalën kyçe....

Lefter Maliqi kundër rezultatit për Kuçovën: Blenë votat me lekë, nuk largohem nga beteja


Kandidati i Partisë Socialiste, Kreshnik Hajdari ka siguruar një tjetër mandat në bashkinë e Kuçovës me diferencë gati 200 vota, duke mbajtur sërish këtë bashki bastionin e së majtës.

Ndërkohë, kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi deklaroi se procesi u manipulua nga oligarkët që sipas tij orkestruan lloj e lloj makinacionesh.

Maliqi shtoi se nuk do largohet nga beteja derisa korruptuesit të largohen.

“Unë kam fituar moralisht. Blenë vota me lekë, oligarkët. Unë nuk largohem nga beteja derisa të largoj të korruptuesit. Këtu vetëm provokime. Rasti i parë në Shqipëri që KZAZ mbyllet për disa minuta. Ku di unë se çfarë bëhet. Për mua është manipulim i hapur. Nuk ka asnjë problem. Duartrokitjet e mia janë për banorët e Kuçovës që janë vjedhur”, u shpreh Maliqi.